CIT në lajme

Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) – “Hap dyert drejt botës”.

Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) është themeluar në vitin 2011. CIT ofron:

  • Mësimdhënie në Anglisht;
  • Studime universitare sipas standardeve perëndimore;
  • Literaturë bashkëkohore dhe ndërkombëtare nga McGraw Hill Education;
  • Eksperiencë studimore me programet CEEPUS dhe ERASMUS +.

Kreditet njihen dhe janë të transferueshme në:

  • Europë;
  • Kanada;
  • Amerikë.

Studentët që diplomohenCIT kanë më shumë mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit. Me 2 fakultete,ai i Inxhinierisë dhe i Ekonomisë, CIT ofron një gamë të gjerë programesh studimi me:

Kolegji Universitar CIT ofron 10 bursa studimi në masën 100% të tarifës së studimit për studentët me notë mesatare dhjetë.

Intervistë me rektorin e CIT, Prof. dr. Sokol Abazi.

Prof. dr. Sokol Abazi është i doktoruar në Universitetin e Fribourgut në Zvicër dhe ka bërë një kërkim postdoktoral në Universitetin e Oksfordit, një ndër universitetet lider në botë.

-Z. Abazi përshëndetje! Mund të na thoni për çfarë jeni doktoruar dhe diçka për kërkimin tuja postdoktoral?

Përshendetje dhe faleminderit për mundësinë që na jepet për të paraqitur CIT-in para publikut tuaj të nderuar.

Përsa i përkët doktoraturës time, ka qënë në:

  • fushën e sintezës në kimi organike
  • kurse postdoktoratura në Oxford
  • fushën e sintezës totale të produkteve natyrore, të cilët kanë efekte biologjike, me qellim përdorimin e tyre për qëllime mjekësore.

– Z. Abazi, studimet universitare janë hap i rëndësishëm, përse studentët duhet të zgjedhin CIT? Çfarë risie sjell ky kolegj universitar?

Është e vërtetë që studimet universitare janë një hap i rëndësishëm në formimin, jetën dhe të ardhmen e çdo të riu dhe të reje të vendit tonë. Ka shumë arsye pse studentët e ardhshëm duhet të zgjedhin CIT-in. Kolegji ynë universitar ofron studime në Bachelor dhe Master, pra si të thuash, zinxhiri i formimit universitar është i plotë. Risitë e tjera që sjell CIT-i janë se degët e studimit janë degë mjaft të kërkuara dhe mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve është mjaft e lartë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e punësimit të studentëve që kanë përfunduar studimet në institucionin tonë. Një pjesë e mirë e studentëve e fillojnë punësimin ende pa mbaruar studimet, pasi kërkesat e tregut në fushat ku ne i përgatisim specialistët janë të larta, si:

Nga ana tjetër një risi tjetër e konsiderueshme është fakti që të gjitha mësimet zhvillohen në gjuhën angleze nga pedagogë të përgatitur, me tituj e grada shkencore të marra edhe jashtë shtetit, në shumë raste, por edhe me pedagogë të huaj, që zhvillojnë kurset e tyre tek ne.

Fakti është që diplomat tona njihen nga universitetet europiane dhe amerikane. Mjaft studentë, mbas përfundimit të bachelorit tek ne, janë pranuar menjëherë për master në disa universitete të huaja.

Një tjetër risi e rëndësishme është metoda e mësimit dhe e të nxënit që përdoret në institucionin tonë, përmes:

Projekteve

Seminareve intreaktive

internshipeve mjaft përfituese për studentët.

Instituti Kanadez i Teknologjisë është themeluar në vitin 2011, cila është filozofia dhe cili është misioni i këtij universiteti?

Tashmë do të mbushen 10 vjet që CIT-i është i suksesshëm në tregun universitar. Ky sukses i detyrohet në rradhë të parë filozofisë dhe misionit të institucionit tonë.

Filozofia e kolegjit tonë universitar bazohet në faktin që Kolegji UniversitarInstituti Kanadez i Teknologjisë” është i përkushtuar për të përgatitur studentë me aftësi të bazuara në arsim cilësor, vlera dhe etikë, të menduarit kritik dhe analitik të orientuar drejt zgjidhjes së problemit, kreativitetit, inovacionit dhe udhëheqjes, të cilat ata do t’i përdorin për të formuar jetën e tyre, karrierën dhe shoqëria në përgjithësi.

Misioni ynë është që, Kolegji UniversitarInstituti Kanadez i Teknologjisë”, përmes promovimit të kurrikulave të përgatitura mirë, veprimtarive mësimore dhe kërkimore, si dhe hapjes së programeve të reja, të realizojë zhvillimin e aftësive dhe aftësive individuale të studentëve, promovimin e konkurrencës dhe përmirësimin e arsimit duke vlerësuar dhe respektuar larminë kulturore dhe vlerat e Shqipërisë.

Gjithashtu, CIT shpreh angazhimin e tij ndaj këtij misioni në përputhje me qëllimet e tij si:

a) Sigurimi i arsimit të lartë dhe veprimtarisë krijuese në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ekonomisë.

b) Zhvillimi dhe avancimi i njohurive përmes veprimtarive mësimore dhe akademike të kryera brenda vendit dhe jashtë tij.

c) Trajnimi i studiuesve të rinj në fushat e vlerësimit teorik të teknologjisë së informacionit dhe ekonomisë.

d) Zgjerimi i kualifikimeve profesionale dhe shkencore të të diplomuarve të tij në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ekonomisë.

e) Kryerja e hulumtimit – aktiviteteve shkencore për të zhvilluar më tej aplikime dhe risi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe fushën e ekonomisë.

f) Sigurimi i mundësive më të mira të arsimit të lartë dhe aftësive për të mësuar gjatë gjithë jetës;

– A e ka CIT ‘simotrën’ në Kanada?

Sigurisht. Që në formimin e programeve mësimore, kurrikulave mësimore, dhe programeve të lëndëve e llogaritjes së krediteve u ndoq modeli kanadez dhe në përgjithësi i shkollave universitare të Amerikës së Veriut. Programet tona janë shumë të ngjashme me ato shkolla, përdoren tekste mësimore të njëjta, mjaft të avancuara dhe të përditësuara. Ne kemi marreveshje bashkëpunimi me një institucion universitar kanadez (Georgian College of Applied Arts and Technology, Ontario, Kanada) dhe jemi në fazën e realizimit të shkëmbimit të studentëve si dhe të mbrojtjes së diplomave të përbashkëta, të njohura nga të dyja institucionet tona.

– Në vitet 2011-2018 CIT ka organizuar 10 konferenca ndërkombëtare, ndër të cilat dhe 1 në bashkëpunim me Universitetin “La Sapienza”, me microsoftin dhe 1 konferencë mbi teknologjinë arsimore. Qëndrojmë te kjo e fundit. Si e ka menaxhuar CIT situatën e pandemisë lidhur me mësimin online, a mund të na flisni për nismën “CIT– go digital”?

CIT – go digital është një nismë e re e institucionit tonë, lindur në kushtet e arsimimit në kushtet e pandemisë. Kjo platformë u ngrit dhe u zhvillua nga pedagogët dhe studentët e CIT-it dhe është e hedhur dhe aktive në internet. Ajo është një platformë e të mësuarit elektronik e krijuar posaçërisht për mësimin në distancë me anë të programeve kurrikulare dhe ekstrakurrikulare nën moton “CIT– Go Digital” si dhe platformat e tjera të ofruara nga “GoogleSuite” duke përforcuar pozicionin drejtues të CIT-it, jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Nisma “CIT Go-Digital” u krijua dhe u testua gjatë “Open Summer Academy 2019”. Po ashtu, ajo po mbështet projektin “Gratë në Teknikë” dhe lëvizshmërinë në kuadër të projekteve të Erasmus. Për të bërë që “CIT Go-Digital” të veprojë, pedagogët dhe studentët e CIT-it krijuan një Platformë “CIT E-Learning”. Këto platforma u përdorën më vonë për të mbështetur klasat në internet gjatë COVID-19.

– Për Shqipërinë është hap përpara mësimdhënia online. Çfarë projekti keni për vitin e ri akademik nëse nuk ka mbaruar ende pandemia?

Mësimdhënia onlinë për ne u konsiderua si një sfidë e kohës. Elemente të saj ne i zbatonim vazhdimisht në procesin tonë edukativ, për shkak të natyrës së lëndëve që zhvillohen. Për vitin e ardhshëm akademik ne po punojmë intensivisht, prej disa kohësh, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e fituar deri tani. Synimi ynë është të përmirësojmë dhe zgjerojmë edhe më tej platformën ekzistuese, e cila na ka rezultuar mjaft eficiente dhe rezultative. Nga ana tjetër, ne po studiojmë edhe mundësinë e aplikimit edhe të platformave të tjera bashkëshoqëruese, për të rritur mundësinë e sa më shumë pjesëmarrësve në këto platforma. Kombinimi i mësimit online me mësimin tradicional duket një sfidë tjetër, që, mbase, do të fillojë të zbatohet në vitin e ardhshëm akademik.

Falë kurrikulave të CIT dhe librave shkollorë të McGraw-Hill, të cilat janë në dispozicion për studentët tanë, procesi i mësimit elektronik u ofrohet studentëve Bachelor dhe Master. Pedagogët dhe studentët e CIT-it po përdorin platformën “E-Learning” për të lehtësuar procesin mësimor. Pjesëmarrja e studentëve dhe interesimi i tyre në këtë proces është maksimal.

Përmes saj sigurohet edukimi online i studentëve, por edhe shumë më tepër, ajo shërben si një mjet interaktiv ndërmjet pedagogëve dhe studentëve. Me anë të kësaj platfome pedagogët hapin faqet e tyre, ku vendosin leksionet, kërkesat për detyrat e kursit dhe projektet, çeshtjet e seminareve dhe ushtrimeve si dhe realizohet bashkëveprimi dhe ndërveprimi i pedagogëve me të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master.

– Sa ndihmon teknologjia në rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies?

Është e pranuar në botën shkencore dhe atë të edukimit se teknologjia e ndihmon gjerësisht eficiencën e edukimit si dhe përmirëson dukshëm procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Këto përfundime ne jemi përpjekur t’i kemi parasysh dhe t’i zbatojmë, brenda mundësive, edhe në institucionin tonë. Përdorimi i projektorëve elektronikë, i laboratorëve të kompjuterave është një gjë e përdorur me sukses në veprimtaritë tona mësimore. Në bashkëpunim me shtëpi botuese të njohura në botë, si MacGraw Hill, ne kemi siguruar në mjaft lëndë moderne, që ndihmojnë në shpjegimin efikas të lëndëve para studentëve. Po ashtu, në dispozicion të studentëve dhe të pedagogëve kemi edhe një bibliotekë me tekste mësimire, libra shkencore por dhe një biblioteke digjitale të pasur, e cila shfrytëzohet nga ana jonë. Kjo ka ndikuar mjaft në cilësinë e mësimit dhe të përvetësimit të dijeve dhe shprehive praktike të studentëve.

– Çfarë mund të na thoni për platformën “CIT solidarity against COVID-19”?

“Solidariteti CIT kundër COVID-19” paraqet një platformë komunikimi interaktive, e cila shërben si një mbështetje për të gjithë shqiptarët, e dhënë si dhuratë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, institucioni në pararojë të luftës kundër armikut tonë të përbashkët, COVID – 19. Përmes kësaj platforme secili prej nesh, por edhe më gjerë, njerez të zakonshëm, institucione dhe kompani, shoqata të ndryshme, mund të dhurojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë për shkak të pandemisë. Platforma është funksionale dhe e arritshme në internet.

Së shpejti, ne do të hapim edhe një tjetër platformë, të hapur dhe ndërvepruese, ku mund të kontribuohet me ide dhe nisma për shoqërinë, nga njëra anë, dhe të promovojë arritjet e komunitetit CIT, d.m.th., studentët e CIT-it, stafin akademik dhe atë administrativ.

– Cilat janë degët më të preferuara nga studentët e CIT?

Nuk mund të bëjmë ndonjë dallim të madh ndërmjet degëve nga studentët. Fakti që kolegji ynë vjen në rritje nga viti në vit, që tek ne vijnë maturantë me mesatare shumë të lartë të notave, tregon se degët tona janë të preferuara. Ndër to do të rendisja degën e programimit, të inxhinierit të kompjuterave, të telekomunikacionit, të financës dhe kontabilitet etj.

– Slogani i CIT është “hap dyert drejt botës” dhe mësimdhënia është në anglisht. Çfarë avantazhesh kanë studentët që diplomohen në Institutin Kanadez të Teknologjisë?

Studentët që diplomohenCIT kanë përparësi të shumta. Diplomat tona njihen gjerësisht nga institucionet edukative dhe kompanitë e ndryshme në të gjithë botën. Nga përvoja e deritanishme rezulton se studentët që përfundojnë tek ne bachelorin mund të regjistrohen lirisht në të gjitha institucionet edukative të huaja për të vazhduar masterin. Studentët që kanë përfunduar masterin mund të aplikojnë me sukse në çdo kompani për punësim, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, edhe online gjithashtu. Fakti që diploma e fituar nga institucioni ynë është në gjuhën angleze, është një përparësi e madhe për të gjithë studentët.

Studentët janë shumë të favorizuar nga gjuha angleze të marrin pjesë në shumë programe dhe aktivitete jashtë vendit si shkolla verore, programet Erasmus+, Ceepus, etj.

Po ashtu, gjatë pushimeve verore, studentët mund të aplikojnë në shumë programe punësimi jashtë shtetit si “Work and Travel” etj.

– Një mesazh për maturantët, të cilët duhet të marrin një vendim për të ardhmen tyre?

Të gjithë maturantëve, në emër të institucionit që përfaqësoj, ju uroj shumë suksese dhe të marrin vendimin e duhur. Në rast se do të zgjedhin institucionin tonë, do të jenë shumë të mirëpritur në degët tona tërheqëse dhe bashkëkohore, ku do të gjejnë një mjedis vërtet ku mësohet dhe dijet fitohen në mënyrë mjaft efektive dhe ata të bëhen të dobishëm për veten e tyre, familjet dhe atdheun tonë.

Faleminderit për kohën që na kushtuat!

Cit ne lajme
CIT në lajme 2