EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Shërbimet dhe Mjediset

Eksploro CIT > Shërbimet dhe Mjediset

🡮 Shërbimet dhe Mjediset

SISTEMI I MENAXHIMIT UNIVERSITAR (UMS) I CIT

“Instituti Kanadez i Teknologjisë” lehtëson ndërveprimin midis studentëve, sekretarive dhe stafit akademik duke përdorur një aplikacion në internet të quajtur “Sistemi i Menaxhimit Universitar” (UMS) i CIT.

Sistemi synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit duke i informuar studentëve në kohë reale të dhënat e performancës së tyre akademike.

UMS mund të aksesohet lehtësisht përmes çdo telefoni celular apo tablet.

Opsionet e disponueshme:

  1. Çdo student mund të hyjë në sistem duke përdorur kredencialet e tij/saj unike të siguruara nga Departamenti i Teknologjisë së Informacionit brenda javës së parë të vitit akademik.
  2. Studentët kanë akses privat në informacionin e tyre personal si:
  • Informacion për lëndët e regjistruara për çdo semester dhe peshën e notës për çdo komponent.
  • Informacion në kohë reale për vlerësimet për të gjitha komponentët e përfshirë në lëndë.
  • Një tabelë e përgjithshme e të gjitha notave e kategorizuar sipas semestrit.
  • Shkarkim/printim të raportit të notave.
  • Kontrolli i mungesave për datat specifike dhe numri total për çdo lëndë.
  • Kontrolli i mungesave online.
  • Marrja e ndihmës dhe mbështetjes online për çdo çështje.
  • Dhe të tjera.

Varianti për celular i ofron studentëve mundësinë të përdorin veçoritë e UMS-së nëpërmjet telefonave smart.  

Asistenca

Nëse hasni vështirësi teknike gjatë hyrjes në sistemin UMS, ju lutemi kontaktoni të dy departamentet, Teknologjinë e Informacionit dhe Kryesekretarin.

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit do të bëjë çdo përpjekje për t’iu përgjigjur çdo pyetje që ju mund të keni brenda dy ditëve pune.

Ju mund të kontaktoni Departamentin e Teknologjisë së Informacionit nëpërmjet kësaj adrese email: [email protected]

Llogaria email e studentëve

Studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë pajisen me një llogari email në domenin e kolegjit universitar (cit.edu.al), e cila mund të përdoret për të lehtësuar komunikimin dhe koordinimin. Çdo student ka një llogari individuale në sistemet e kolegjit universitar dhe mund të kyçet nga çdo kompjuter brenda rrjetit të kolegjit duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij/saj. 

Ju lutemi, mos dërgoni email-e pa kërkesë kolegëve tuaj studentë.

Politikat

Specifikisht, në asnjë rrethanë, ju nuk duhet:

  • Publikoni diçka abuzive, fyese, ose ndonjë gjë tjetër të paligjshme;
  • Kopjoni ose përcjellni email-e ose çdo mesazh tjetër privat pa leje;
  • Përfshini materiale që janë konfidenciale ose të drejtat e autorit të së cilës janë të pronës së dikujt tjetër, përveç nëse keni marrë lejen e parë;
  • Publikoni materiale që përmbajnë viruse ose përmbajtje të tjera që mund të cënojnë sistemin e institucionit;
  • Publikoni ndonjë material reklamues ose promovues;
  • Silleni në një mënyrë të paedukuar ose fyese;
  • Dërgoni email-e grupeve të studentëve ose zyrtarëve të CIT jashtë orarit të punës, përveç nëse keni diçka urgjente për të ndarë.

Për më tepër, mund të lexoni Politikën tonë të Teknologjisë së Informacionit (IT) përmes faqes së internetit:

🡮 Laboratorët kompjuterikë

Në CIT, ne gjithmonë përpiqemi të mbajmë ritmin me zhvillimet më të fundit në shkencë dhe teknologji. Diçka e tillë arrihet jo vetëm duke investuar për të marrë pajisjet me të fundit dhe më të mira harduerike, por edhe duke u përpjekur me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe aplikacioneve më të fundit.

CIT ka 5 Laboratore Kompjuterike në katin e parë që përdoren për mësim dhe mund të përdoren nga studentët për detyrat e tyre të shtëpisë. Secila prej tyre ka kompjuterë me të paktën 8GB – 16GB RAM dhe disketë me kapacitet 1TB, duke përdorur versionin më të fundit të Windows 10 & 11, të cilat janë të licencuara.

🡮 Klasat

Klasat janë zemra e një universiteti. Është vendi ku shkëmbehen ide dhe studentët punojnë për qëllimet e tyre. Instituti Kanadez i Teknologjisë ka 6 klasa, 5 klase në katin e dytë dhe një klasë më e madhe (një gjysëm auditorium) në katin e parë për të akomoduar studentët tanë dhe profesorët gjatë orëve të leksioneve dhe seminareve. Të gjitha klasat janë të pajisura me një tabelë të bardhë dhe një projektor.

🡮 Auditoriumi

🡮 Kampusi

Kampusi ynë ka një atmosferë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse që nxit ndërveprime të ngushta midis studentëve, fakulteteve dhe stafit. Ai është i rrethuar nga peizazhe të bukura natyrore dhe hapësira të gjelbra, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe rigjeneruese. Zonat e qeta dhe hapësirat e shplodhjes janë të shpërndara strategjikisht për të lehtësuar reflektimin personal, studimin apo thjesht për të shijuar natyrën. Për më tepër, ambientet sportive dhe rekreative ofrojnë mundësi për aktivitete në natyrë, ndërsa hapësirat e organizuara për ngjarje kulturore dhe sociale krijojnë një atmosferë të përshtatshme për të biseduar dhe ndërvepruar me komunitetin. Kjo përbërje e mjedisit të jashtëm kontribuon në një përvojë të pasur dhe tërheqëse për të gjithë pjesëmarrësit në kampus.

🡮 Na vizitoni!

Na vizitoni dhe eksploroni mjediset tona fizikisht!

Rruga “Xhanfize Keko”, Nr. 12 (Kompleksi “Xhura”, afër TV Klan)
Tiranë – Shqipëri