EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Histori dhe Fakte

Eksploro CIT > Histori dhe Fakte

Faktet kryesore rreth nesh

Highlights idea 4

Institucioni me dyer të hapura

Për të maksimizuar ndërveprimin ndërmjet studentëve dhe stafit akademik, “CIT” që prej fillimeve të tij ka ndjekur filozofinë e dyerve të hapura dhe e ka zbatuar atë. Studentët mund të këshillohen në çdo kohë njëherësh me stafin akademik, si edhe me stafin administrativ.

Highlights idea 3

Projekti i orientuar

Filozofia e mësimdhënies të CIT fokusohet në zhvillimin e aftësive të studentëve që do t’ju shërbejnë atyre jo vetëm në punë dhe karrierë, por gjatë gjithë jetës së tyre. Për këtë arsye, institucioni ka përfshirë projektet studentore në të gjithë kurrikulën dhe kurset mësimore. Duke ndjekur këtë filozofi, “CIT” organizon konkurse studentore mbi projektet më të mira, si edhe të konferencave studentore për prezantimin e projekteve shkencore.

Highlights idea 5

Mësim në gjuhën angleze dhe me literaturën më të fundit

Në CIT mësimi ofrohet vetëm në anglisht dhe të gjitha materialet tona të mësimdhënies janë vetëm në anglisht. Që prej vitit 2016, “CIT” ka nënshkruar një marrëveshje me “McGraw Hill Education”, një prej kompanive më të njohura në botë në termat e ofrimit të literaturës së mësimshënies në universitete. Stafi akademik ka mundësinë të përdorë literaturën akademike më të fundit të mësimdhënis; ndërsa studentët mund të mësojnë në të njëjtën formë dhe me një literaturë si në të gjitha universitetet e tjera ndërkombëtare. Programet tona të studimit në “CIT” ofrohen në anglisht që prej licensimit të tyre. Dhe literatura e mësimdhënies ofrohet pa pagesë.

Highlights idea 6

Librari online me mbi 60 mijë tituj

Me shpërthimin e pandemisë, institucioni konkretizoi më tej idenë se në një situatë emergjente, kur literatura e universitetit nuk mund të aksesohej, ne duhej të gjenim alternativa të reja në mënyrë që studentët të mos humbisnin kontaktin me tekstet akademike. Për këtë arsye, në vitin 2021 Kolegji Universitar “CIT” nënshkroi një marrëveshje me Kompaninë O’Reilly përmes distributorit të tyre TEXO, për t’i mundësuar studentëve dhe stafit të tij akses të pakufizuar në literatura të ndryshme shkencore, në manuale, video dhe materiale të tjera të ndryshme

Highlights idea 8

Mundësinë për të studiuar në Kanada apo në Shtetet e Bashkuara

CIT ofron programe mësimi në anglisht dhe kurrikula e saj përmbush kriteret dhe standardet e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Në tetor të vititi 2020, u nënshkrua një marrëveshje kontraktuale (Marrëveshje Artikulimi) ndërmjet CIT dhe Kolegjit Gjeorgjian të Arteve dhe Teknologjisë së Aplikuar në Kanada për transferimin e studentëve dhe njohjen reciproke të programeve.

Highlights idea 9

Staf akademik ndërkombëtar dhe i arsimuar ndërkombëtarisht

CIT punëson staf akademik shumë të kualifikuar, duke kombinuar qytetarët e huaj dhe shqiptarë me një përgatitje akademike ndërkombëtare dhe me përvojë profesionale në klasat ku ata japin mësim. CIT ndjek një qasje personale ndaj arsimit. Në CIT studentët dhe profesorët janë më shumë se një ekip, ku të dyja palët janë në ndjekje të dijes së vazhdueshme dhe të avancuar. CIT ofron avantazhet e një atmosfere universitare të vogël, të ngushtë dhe të dashur, të kombinuar me një kërkim akademik të thellë.