EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Njësia e Sigurimit të Cilësisë

Eksploro CIT > Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Njësia e Sigurimi të Brendshëm të Cilësisë është themeluar në vitin akademik 2012-2013 sipas Vendimit Nr. 16, datë 22.05.2013 të Senatit Akademik.

Njësia e Sigurimi të Brendshëm të Cilësisë (QAU) së CIT është përgjegjëse për vlerësimin dhe raportimin mbi cilësinë e arsimit në nivel institucional, rrjedhimisht duke përcaktuar matjen e suksesit, zbatimin e praktikave më të mira, dhe duke ofruar rekomandime për përmirësime akademike.

Njësia e Sigurimi të Brendshëm të Cilësisë është përgjegjëse për ruajten e një niveli të lartë të mësimdhënies, kërkimit dhe shërbimeve cilësore për studentët, stafin, dhe komunitetin në përgjithësi, duke sugjeruar dhe rishikuar politikat e CIT.

QAU zhvillon më tej masat cilësore dhe sasiore për të përmirësuar shërbimet akademike dhe shërbime të tjera mbështetur në praktikat më të mira lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë standardet e vendosura nga EQNA (Agjencia Shqiptare e Garantimit të Cilësisë) dhe borde të tjera ndërkombëtare të akreditimit.

🡮 Anëtarët e QAU të CIT

  • Dr. Bledar Komina
  • Prof. As. Dr. Artur Jaupaj
  • Dr. Enriko Ceko
  • MSc. Muhamedali Kura
  • Franci Sima

🡮 Disa kompetenca të QAU

  • Zhvillimin e politikave dhe procedurave lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë, të cilat miratohen nga Senati Akademik.
  • Vlerësimin periodik të rezultateve të mësimdhënies dhe aktiviteteve të kërkimit shkencor në njësitë kryesore në përputhje me standardet.
  • Realizimin e studimeve investigative për të vlerësuar efiçiencën e programeve të studimit dhe mundësive të punësimit të studentëve.
  • Në fund të çdo semestri, përpara provimeve, njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë organizon sondazhe me studentët përmes pyetësorëve mbi cilësinë e mësimdhënies për çdo lëndë të programeve të studimit.

🡮 Shkarkoni materialet në PDF