Bachelor në Financë & Kontabilitet
Studimet e ciklit te pare Bachelor ne Finance Kontabilitet ne CIT - Institutin Kanadez te Teknologjise
Bachelor në Financë dhe Kontabilitet synon t’u ofrojë studentëve njohuri themelore në fushat:
- Financë
- Kontabilitet
- Bankë
- Auditim
që të mund të jenë specialistë finance dhe kontabiliteti.
Përveç kësaj, CIT ofron modele mësimore për të përmirësuar tek studentët:
- Aftësitë e të menduarit analitik
- Aftësitë e të menduarit kritik
- Aftësitë sasiore
Ky program në fushën e financë-kontabilitetit është krijuar që të përgatis studentët për të:
- Menaxhuar fondet
- Vlerësuar mundësitë e mundshme të investimit
- Arritur efikasitetin financiar
- Shfrytëzuar asetet
- Maksimizuar mirëqenien
- Kryer analizën dhe menaxhimin e investimeve
Njohuritë kryesore për të cilat studentët do të pergatiten janë fushat e:
- Financës
- Kontabilitetit
- Informatikës
- Statistikës
- Mikroekonomisë dhe Makroekonomisë
- Legjislacionit tregtar
Përveç kombinimit të disiplinave teorike dhe praktike, një vlerë e shtuar e këtij programi studimi është pajisja e studentëve me diploma të përqendruara në:
- Financë
- Bankë
- Kontabilitet dhe Auditim
gjë që mundëson një karrierë të suksesshme si në financë dhe bankë ashtu edhe në fushën përkatëse të kontabilitetit dhe auditimit.
Mundesite e punesimit per degen finance-kontabilitet
Me Bachelor në Financë-Kontabilitet dhe trajnimin mbi informacionin kontabël dhe sistemve kontabile ti mund të punosh si specialist finance dhe kontabiliteti në:
1. Institucione të ndryshme në:
- nivel qëndror
- nivel lokal
2. Kompani
- publike
- private
3. Organizata të ndryshme
Kohëzgjatja
GJASHTË SIMESTERA
Struktura e programit
Tarifa shkollore
1950 EURO
Aftësitë e synuara
Kërkesa e pranimit
Diplomë të shkollës së mesme
Afati i Aplikimit
Gusht