EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Udhëzimi dhe Planifikimi i Studimit

Eksploro CIT > Udhëzimi dhe Planifikimi i Studimit

Orientimi & Planifikimi i Studimeve

🡮 Udhëzimi dhe planifikimi fillestar i studimit

Të gjitha programet e diplomave kanë një kurrikul e cila përfshin informacion mbi kërkesat e diplomës dhe kurset që përfshihen në atë diplomë. Në shumë kurrikula programesh, ka gjithashtu vend për vetë zgjedhjet tuaja mes opsioneve të ofruara sipas interesave dhe objektivave tuaja profesionale. Kështu, ju duhet t’i planifikoni studimet tuaja me kujdes. Kjo nuk do të thotë që juve do t’ju duhet të përballeni me zgjedhjet tuaja vetëm. CIT ofron shërbime dhe instrumente të ndryshme të cilat janë të dizenjuara për t’ju ndihmuar me planifikimin e studimeve tuaja dhe me çdo zgjedhje apo sfidë me të cilën ju mund të përballeni. 

Studimet tuaja në CIT fillojnë me periudhën e orientimit e cila fillon me Javën e Mirëseardhjes dhe vazhdon gjatë kursit prezantues të përfshirë në programin e diplomës suaj.

Të studiosh në CIT mund të jetë diçka e ndryshme nga përvojat tuaja të mëparshme qoftë edhe nëse ju keni një diplomë të mëparshme universitare. Studimet tuaja prezantuese synojnë njohjen me mjedisin e studimit, duke ju mbështetur ju në planifikimin e studimeve tuaja dhe njohja me praktikat e studimit në universitet, si edhe për t’ju ofruar juve një kuadër mbështetës që ju lejon të filloni studimet tuaja me efiçiencë.

🡮 Udhëzime studimore

Në CIT, ka shumë forma udhëzuesish studimesh të disponueshme për studentët e rinj.

Kur ju mbërrini në CIT, Zyra e Pranimeve është e disponueshme për t’ju ndihmuar me çështjet praktike si edhe me pyetjet që ju mund të keni lidhur me studimet. Më pas, Zyra e Çështjeve Studentore dhe Karrierës do t’ju ofrojë drejtim, duke filluar që prej fillimit të studimeve tuaja dhe përgjatë të gjithë studimeve tuaja.

Më shumë informacion mbi sesionet mësimore janë të disponueshme në: https://cit.edu.al/student

Specialisti i edukimit të programit tuaj të diplomimit në fakultet do t’ju kontaktojë kur ju të pranoheni në universitet dhe do të mbetet konkati juaj parësor për çdo pyetje lidhur me diplomën tuaj përpara mbërritjes dhe përgjatë gjithë studimeve tuaja. Për shembull, specialisti i edukimit mund t’ju ndihmojë me njohjen e studimeve tuaja të mëparshme. Ju mund të flisni gjithashtu me specialistin e edukimit për programin tuaj të diplomimit nëse po përballeni me ndonjë shqetësim apo sfidë gjatë studimeve tuaja.

Përveç fakultetit, në kampus janë të disponuehsme të gjitha shërbimet e përgjithshme të këshillimit të studentëve. Dekani i Studentëve dhe Kryesekretari ofrojnë asistencë nëse ndjeni se keni nevojë të flisni me dikë rreth studimeve tuaja. 

🡮 Kurrikula Universitare

Kërkesat, kurset dhe përmbajtja e kurseve të diplomës për çdo program përshkruhen në: https://cit.edu.al/academics-2/ 

Ju lutem vini re se, kurrikula përfshin informacion mbi programet e ofruara në anglisht, sepse gjuha e mësimdhënies në CIT është vetëm anglisht.

🡮 Recepsioni

Recepsioni i ndërtesës ndodhet afër hyrjes kryesore duke e bërë shumë të lehtë aksesin në çdo lloj informacioni për të cilin ju mund të keni nevojë.

Recpesioni do t’ju këshillojë mbi aksesin në ndërtesë. 

Hartat e kampusit janë të disponueshme tek Recepsioni.

🡮 Lëvizja nëpër kampus

Qasja në të gjitha ndërtesat sigurohet nga rampa dhe dyer automatike.

Në kampusin e CIT,ndërtesat janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet një rruge të brëndshme të aseksueshme.

Në katin e parë mund të gjeni laboratorët tanë si dhe auditorin dhe klasën A1. Në të njëjtën kohë në katin e parë mund të takoni lehtësisht sekretarët tanë, Departamentin e Financës, Zyrën e Pranimit, Zyrën e Çështjeve të Studentëve dhe Karrierës etj.

Në katin e parë ndodhen klasat e tjera dhe zyrat akademike.

🡮 Orari i hapjes

CIT është i hapur nga ora 07:30 deri më 21:00 nga e hëna në të shtunë.

🡮 Lëvizja nëpër kampus

Ju mund të blini një leje për parkim ditor në hyrje të kampusit.

🡮 Politikat e duhanpirjes në kampus

Politika “Pa duhan” do të thotë se duhanpirja lejohet vetëm në zonat jashtë të caktuara për këtë qëllim. Kjo politikë zbatohet gjithashtu edhe për cigaret elektronike. Në kampus nuk shitet asnjë produkt duhani.