CIT LANÇON PROGRAME TË REJA MASTER!

Jemi të ngazëllyer të njoftojmë se tani CIT po lançon dy Programe të reja Master!

Master i Teknologjisë së Informacionit të Biznesit.

Master i Shkencave në Marketing Dixhital.

Master në Teknologjinë e Informacionit të Biznesit si program studimi, thekson zbatimin e teknologjisë së informacionit për të krijuar ndikim dhe vlerë në botën e biznesit. Që nga fillimi i shekullit të 21-të kur filloi transformimi dixhital i bizneseve dhe sot e kësaj dite vihet re se industritë përballen me konkurrencë në rritje përsa i përket aftësive të tyre të teknologjisë së informacionit.

Programi kombinon njohuritë në fushën e programimit, rrjetit , algoritmeve, bazave të të dhënave me konceptet e sipërmarrjes, inovacionit, kontabilitetit, financës, analizës së të dhënave, statistikave dhe menaxhimit.

Të diplomuarit e këtij programi mund të punësohen në një gamë të gjerë profilesh pune, si zhvillues i bazës së të dhënave, analist i të dhënave dhe biznesit, specialist i tregut të komunikimeve elektronike, specialist në tregun e mediave elektronike, menaxher projekti, zhvillues web, zhvillues softuerësh etj.

Programi Master në Marketing Dixhital ofron një përzierje midis marketingut tradicional dhe marketingut dixhital me fokus në praninë digjitale të një biznesi dhe mjetet e reja të teknologjisë që bizneset mund të përdorin për të tregtuar veten e tyre.

Kurrikula përfshin një program të thelluar të studimit të marketingut, ndërsa në të njëjtën kohë ofron një gamë të gjerë lëndësh zgjedhore që lehtësojnë dhe mbështesin suksesin e studentëve në vendin e punës. Kërkesat kryesore të marketingut ofrojnë një kontekst të përgjithshëm marketingu, ndërsa ofertat zgjedhore të marketingut ofrojnë një studim më të detajuar të fushave specifike brenda disiplinës së marketingut.

Të diplomuarit e këtij programi mund të punësohen në një gamë të gjerë profilesh pune, si Menaxher i E-commerce, Shef i Marketingut Dixhital, Shef i Marketingut, Specialist SEO, Menaxher i Komunitetit Online, Ekzekutiv i Mediave Sociale.

CIT Hapni derën tuaj për botën!

CIT LANCON PROGRAME TE REJA MASTER
CIT LANÇON PROGRAME TË REJA MASTER! 2