Bachelor ne Administrim Biznesi
Studimet e ciklit të parë Bachelor ne Administrim Biznesi në CIT - Institutin Kanadez të Teknologjisë
Bachelor ne Administrim Biznesi eshte nje:
- Program i integruar i diplomës.
- Program multidisiplinar i diplomës.
Si dege nga Fakulteti CIT i ekonomise fuqia kryesore e programit është kombinimi i kurseve të:
- Biznesit
- Arteve Liberale
- Shkencave Sociale
Qëllimi i ciklit të studimit është krijimi i studentëve specialist në menaxhim dhe marketing të:
- Bizneseve të vogla
- Bizneseve të mesme
- Bizneseve të mëdha
nga sektori privat dhe publik.
Në CIT studentët i orientojmë drejt perspektivave sipërmarrëse. Programet e administrimit te Biznesit në nivel universitar theksojnë shumë nivelin e lartë të specializimit në këto kurse biznesi. Pas përfundimit të studimeve në administrim biznesi studentët synojnë të behen:
- Administratorë
- Specialist ne administrimi biznesi
- Specialist marketingu
Administrimi i biznesit kërkon të plotësojë formimin e studentit në fushat e:
- Menaxhimit
- Marketingut
- Financës
- Kontabilitetit
- Informatikes dhe Statistikes
- Mikroekonomise dhe makroekonomise
- Legjislacionit tregtar
Programi i administrimit të biznesit i lejon studentit mundësi punësimi në:
- Institucione të ndryshme
- Kompani publike dhe private
- Organizata jofitimprurëse
- Organizata joqeveritare
- Autoritete të konkurencës dhe të biznesit
- Dhomat e tregtisë
- Banka vendase apo te huaja, të nivelit qendror apo dytësor
- Biznese të tjera si: Specialistë të fushës përkatëse të studimit, dhe menaxher apo këshillues të biznesit.
Kohëzgjatja
GJASHTË SEMESTERA
Struktura e programit
Tarifa shkollore
1950 EURO
Aftësitë e synuara
Kërkesa e pranimit
Diplomë të shkollës së mesme
Afati i Aplikimit
Gusht