SKUADRAT FITUESE TË SHKOLLËS VERORE SË CIT

Sot shpërblyem ekipet fituese të Shkollës Verore CIT të dedikuar për maturantët.

Këta studentë të talentuar u shpërblyen me bursa për të studiuar në CIT në drejtimin e tyre të zgjedhur, laptopë dhe tabletë.

Skuadra fituese e vendit të parë është: Megi Halili dhe Favia Abazi me idenë e tyre StartUp: “N’Prralla”. Një ide shumë origjinale biznesi për të krijuar një park për fëmijë që promovon vlerat e përrallave, filmave dhe letërsisë shqiptare kushtuar fëmijëve.

Skuadra fituese e vendit të dytë është: Irisa Shehetila, Vanesa Binaj, Mirjana Kajo dhe Suada Loku me “TBus”. Një zgjidhje inovative Mobile App për të ofruar një mënyrë më të mirë dhe më të lehtë të transportit me autobus në Tiranë, e fuqizuar nga teknologjia.

Skuadra fituese e vendit të tretë është: Paola Pesjaka dhe Alisa Hasa, të cilat prezantuan “RI’NIS”. Një ide shumë interesante biznesi për të krijuar një platformë online për të fuqizuar të rinjtë duke ofruar shërbime më të dedikuara dhe informacion të personalizuar për ta.

Tani që Shkolla Verore CIT 2021 u përmbyll me sukses, dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe t’i urojmë suksese në studimet dhe karrierën e tyre!

Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni familjes CIT për të vazhduar studimet tuaja!

  • SKUADRAT FITUESE TË SHKOLLËS VERORE SË CIT
  • Shkolla Verore CIT 2021
  • Skuadra fituese e vendit të tretë
  • Skuadra fituese e vendit të dytë
  • Një ide shumë origjinale biznesi
  • Skuadra fituese e vendit të parë
  • Këta studentë të talentuar u shpërblyen me bursa për të studiuar në CIT në drejtimin e tyre të zgjedhur, laptopë dhe tabletë
  • Sot shpërblyem ekipet fituese të Shkollës Verore CIT të dedikuar për maturantët