Pikat kryesore të Trajnimit Financa 5 për Alumni të CIT!

Në dy të shtunat e fundit, 17 dhe 24 Prill, një grup Alumni i CIT morën pjesë në trajnimin e Financa 5 të mbajtur nga PhD(C) Gjergji Tafa në ambientet e CIT. Pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësve iu dorëzuan certifikata.

Ne besojmë se të mësuarit nuk ndalet kurrë, prandaj ne kujdesemi për studentët tanë të diplomuar për t’u siguruar që ata do të luajnë një rol vendimtar në shoqërinë tonë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte pajisja e studentëve me aftësitë e nevojshme për organizimin e kontabilitetit të një subjekti afarist. Ky program është një zgjidhje e mirë për lidhjen e kontabilitetit, që është baza e veprimtarisë së një subjekti, me informatikën. Këto lloje të sistemeve informative e bëjnë të lehtë për një kompani që të mbajë shënime të transaksioneve të saj dhe gjithashtu të gjenerojë raporte të rëndësishme. Ai e bën informacionin më të lehtë, më të sigurt dhe më të përshtatshëm.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë PhD(C) Gjergji Tafa për kontributin e tij, si dhe zyrën e Alumni-ve për organizimin e një kursi kaq të vlefshëm për Alumni-t tanë!

#hapderënebotës

Pikat kryesore te Trajnimit Financa 5 per Alumni te CIT
Pikat kryesore të Trajnimit Financa 5 për Alumni të CIT! 2