Pikat kryesore të një takimi në tryezë të rrumbullakët të Fakultetit të Ekonomisë!

Pikat kryesore të një takimi në tryezë të rrumbullakët tek Fakulteti Ekonomik!

Pikat kryesore të një Tryeze të Rrumbullakët tek Fakulteti i Ekonomisë të organizuar sot mbi Rëndësinë e Zhvillimit Financiar dhe Mundësive Alternative Financiare në Shqipëri.

Diskutimin e hapi zv.dekania e Fakultetit, Dr. Edmira Cakrani, e cila foli për programet bashkëkohore që CIT ofron për studentët dhe përgatitjen e tyre për karrierën e ardhshme. Më vonë, Zëvendës Rektori për Marrëdhëniet me Jashtë, Dr. Emir Dzanic përfaqësoi këndvështrimin dhe përvojat e Bashkimit Evropian në lidhje me rëndësinë e të kuptuarit të tregjeve financiare dhe modeleve të ndryshme në lidhje me tregun financiar evropian.

I ftuari ynë special, CEO i AlHuda CIBE, z. Muhammad Zubair u referua tek Financa dhe Banka Islame si një alternativë ndaj bankës konvencionale dhe kërkesës së tregut për profesionistë të specializuar në këtë fushë.

Rëndësia e kurrikulave të përditësuara universitare dhe mësimdhënies cilësore në edukimin e studentëve për të trajtuar çështjet e së sotmes dhe të së nesërmes. Fokusi në bashkëpunimin rajonal dhe mbarëbotëror si një mjet për integrimin në ekonomi dhe financë, u diskutuan në thellësi. Diskutimi u drejtua nga Dr. Eugen Musta. Në fund u angazhuan edhe studentët duke bërë pyetjet e tyre.

  • Pikat kryesore të një takimi në tryezë të rrumbullakët të Fakultetit të Ekonomisë!
  • Dr. Emir Dzanic përfaqësoi këndvështrimin dhe përvojat e Bashkimit Evropian në lidhje me rëndësinë e të kuptuarit të tregjeve financiare dhe modeleve të ndryshme në lidhje me tregun financiar evropian
  • zv.dekania e Fakultetit, Dr. Edmira Cakrani
  • Rëndësinë e Zhvillimit Financiar dhe Mundësive Alternative Financiare në Shqipëri