Njihuni me Alumni-n tonë të Fakultetit Ekonomik – Iris Dibra

Njihuni me Alumni-n tonë të Fakultetit Ekonomik – Iris Dibra

Iris është diplomuar në Administrim Biznesi dhe IT dhe aktualisht punon si koordinatore zyre në Cleanscore. Ajo u ftua të bisedonte virtualisht me studentë të tjerë të CIT në lidhje me përvojën e saj në CIT dhe punën.

Moderimi i bisedës u bë nga Pamela Sida, ndërsa studentë të tjerë i drejtuan pyetje të ndryshme Irisit. Iris foli për përvojën e saj si studente në CIT, sesi njohuritë që kishte marrë gjatë viteve të universitetit e kishin përgatitur për një karrierë pas diplomimit. Ajo foli edhe për punën e saj aktuale, mënyrën se si arrin të organizojë detyrat e saj të përditshme dhe detyrat kryesore që duhet të bëjë një koordinatore zyre.

Iris deklaroi se aftësitë e saj IT të mësuara gjatë universitetit, e kishin ndihmuar shumë për të punuar në detyrat dhe projektet e saj. Në fund të takimit, studentët i kërkuan Irisit t’u jepte disa këshilla në lidhje me studimet dhe gjithashtu disa këshilla në lidhje me karrierën e tyre të ardhshme. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Iris Dibrën për këtë bisedë të vlefshme!

Njihuni me Alumni n tone te Fakultetit Ekonomik – Iris Dibra
Njihuni me Alumni-n tonë të Fakultetit Ekonomik – Iris Dibra 2