Znj. Greta Doçi – Folëse e ftuar

Jemi të nderuar që kemi si folëse të ftuar znj. Greta Doçi, anëtare e Bordit të Wikimedians dhe bashkëpunëtore për një kohë të gjatë në Wikipedia.

Znj. Doçi do të mbajë një fjalim online ku do të përshkruajë përvojën e saj si programuese frontale dhe kontribuese në Wikipedia Shqip për projektin Women in Tech i cili ofrohet në një format online.

Për më tepër, Women in Tech në CIT do të bashkëpunojë me Wikipedia në Shqipëri për të sjellë historitë e grave në informatikë më afër komunitetit shqiptar. Më shumë për këtë do t’ju informojmë në ditët në vijim!

Vendi: Online

Data: 05/04/2020

Ora: 18:00

Të gjithë studentët e CIT që janë të interesuar të jenë pjesë e takimit online janë të mirëpritur të dërgojnë një e-mail në [email protected] në mënyrë që Silva Bashlari – Koordinatore e projektit t’ju dërgojë linkun e takimit.

Stay Tuned!