Konkursi i biznesit të bankës celulare UBA.

Konkursi i biznesit të bankës celulare UBA.

Mundësuar nga CIT

Një mundësi unike për të marrë pjesë në një rast studimi real me bankën UBA. Banka Celulare paraqet një sfidë në teknologji dhe biznes. UBA Bank ka nisur të implementojë mjete digjitale në komunikim me klientët privatë dhe biznese. Midis këtyre mjeteve është një aplikacion bankar celular dhe në internet për klientët individualë dhe të biznesit që do të përmbajë veçori të fundit.

Shfrytëzojeni këtë mundësi për të propozuar veçoritë që mungojnë për zgjidhjen e bankës celulare UBA. Sugjeroni strategji që mund ta çojnë modelin e biznesit UBA në një nivel tjetër. Objektivi juaj gjatë këtij konkursi është të analizoni dhe shtoni veçori në aplikacionet ekzistuese celulare dhe në web duke marrë parasysh modelin e biznesit të UBA. Si rezultat, ne presim që ju të propozoni strategjinë për marketing që është ndërtuar mbi këtë objektiv konkursi.

Dokumenti kryesor i pritshëm është dokumenti që shpjegon zgjidhjen tuaj. Ju sugjerojmë gjithashtu të bëni një prezantim për ditën e prezantimit të ideve dhe ta bëni idenë tuaj më të paraqitshme.

Prandaj, bashkohuni me një ekip multidisiplinar që është i aftë për të menduar zgjidhje ku përfshihet IT dhe aftësitë kritike në biznes. Ju mund të veproni vetëm ose në një ekip me deri në 3 anëtarë të ekipit.

UBA dhe CIT janë të gatshme të shpërblejnë tre zgjidhjet e para më të mira me çmime 600, 400 dhe 200 euro. Komiteti i Çmimit do të përfshijë profesorë të CIT dhe profesionistë të UBA.

Edhe nëse nuk e keni fituar çmimin e parave, ka një mundësi që ju të bashkoheni me ekipin e zbatimit të UBA gjatë pushimeve verore. Ekspertët e UBA do të zgjedhin më të mirët mes jush për ekzekutimin e projektit. Sepse CIT është një nga Universitetet private në Tiranë që përkushtohet totalisht tek studentët.

Orari:

Fillimi i konkursit – Më datë 21 Mars, ora 11 në ambientet e CIT do të shpjegohen detyrat tuaja. Pas kësaj ngjarje, ju filloni të punoni për zgjidhjen. Nëse keni pyetje shtesë, mund t’i bëni ato duke përdorur e-mailin [email protected].

Mentorimi- Më datë 28 Mars, ora 11 në ambientet e CIT, ekspertët e UBA dhe CIT do të jenë në dispozicion të të gjitha ekipeve për konsultime. Ju mund ta përdorni këtë moment për të vlerësuar punën tuaj në vend dhe për të bërë disa ndryshime të minutës së fundit.

Dita e dorëzimit- Më 29 Mars, para orës 11, do të mbledhim të gjitha dokumentet nga të gjitha ekipet dhe do të përgatisim vlerësimet.

Ngjarja finale- Më 30 Mars do të prezantoni punën tuaj para komisionit të konkursit. Tre skuadrat më të mira do të shpërblehen.

Konkursi i biznesit te bankes celulare UBA.
Konkursi i biznesit të bankës celulare UBA. 2