KLASË MASTER PËR ZHVILLIMIN E WEB-IT – SESIONI I PARË

Jemi të emocionuar të ndajmë me ju disa pika kryesore nga sesioni i parë i klasës Master për Zhvillimin e Web-it.

Pedagogu ynë i nderuar MSc. Ibrahim Çekiri i udhëzoi pjesëmarrësit nëpër temat që do të trajtoheshin gjatë këtij kursi, gjë që bëri të thjeshtë për të gjithë të kuptojnë Zhvillimin e Web-it. Duke ofruar dhe disa shembuj se si të përdorin HTML, CSS, JavaScript, SQL, Bootstrap, si dhe mjete të tjera.

Pavarësisht se sa përvojë ose njohuri teknike keni aktualisht, ky “Master Class” është krijuar për t’ju nisur në një rrugë drejt studimeve të ardhshme në zhvillimin dhe dizajnin e Web-it

CIT HUB – drejtohet në bashkëpunim me IEHT (Instituti i Arsimit, Trashëgimisë dhe Turizmit) dhe së fundmi ka fituar dhe po zbaton një projekt të financuar nga Kongresi Kombëtar i Rinisë dhe Bashkia e Tiranës në kuadër të Programit Tirana Kryeqyteti Rinor Evropian 2022.

  • KLASË MASTER PËR ZHVILLIMIN E WEB-IT – SESIONI I PARË
  • JavaScript
  • HTML
  • Bootstrap
  • Master Class