JAVA E HULUMTUESVE – PROGRAMI ERASMUS+ MOBILITETI | UNIVERSITETI I SAARLAND, GJERMANI

Shefi ynë i Departamentit të Inxhinierisë Industriale, Dr. Donald Elmazi, mori pjesë në një aktivitet 5-ditor si pjesë e Marrëveshjes Ndërinstitucionale të Erasmus+. Gjatë këtij evenimenti Dr. Elmazi u angazhua në shumë aktivitete si seminare dhe vizita në qendrat kryesore kërkimore të Universitetit të Saarland. Ai u përfshi në disa seminare ku njëri prej të cilëve ishte seminari me titull “Zhvillimi i programeve të studimit të orientuara drejt cilësisë”.

Ky sesion theksoi rëndësinë e zhvillimit të programeve të studimit të orientuara drejt cilësisë.

Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të marrë pjesë në aktivitete multikulturore. Gjithashtu angazhimi me kolegë për të krijuar bashkëpunime të reja duke shfrytëzuar mundësitë për të zhvilluar projekte të përbashkëta evropiane, evente shkencore, seminare dhe shumë më tepër. Universitetet private në Tiranë ashtu si dhe ato shtetërore e kanë privilegj të marrin pjesë në këto evente. Jemi shumë krenar që CIT ishte pjesë e ketij eventi. Pa dyshim që çdo fakultet inxhinerik dhe fakultet ekonomik dhe çdo program studimi me prespektivë për të ardhmen nxjerr përfitim nga ky event.

  • JAVA E HULUMTUESVE - PROGRAMI ERASMUS+ MOBILITETI UNIVERSITETI I SAARLAND, GJERMANI
  • Shefi ynë i Departamentit të Inxhinierisë Industriale, Dr. Donald Elmazi
  • Zhvillimi i programeve të studimit të orientuara drejt cilësisë
  • fakultet inxhinerik
  • fakultet ekonomik
  • Ky sesion theksoi rëndësinë e zhvillimit të programeve të studimit të orientuara drejt cilësisë
  • qendrat kryesore kërkimore të Universitetit të Saarland