Dita e dytë e HackTech 2021 me temën “Siguria në internet për fëmijët” u përqëndrua në punën në grup!

Ekipet konkurruese punuan në zgjidhjen e kuizeve logjike si dhe sfidave të Programimit. Ndër të cilat kryesisht dizajni dhe zhvillimi i një ‘Aplikacioni për Kontrollin e Prindërve’ që synon t’i lejojë fëmijët të përdorin teknologjinë brenda një mjedisi të sigurt që mund të monitorohet nga prindërit e tyre.

Urime ekipit fitues, “404 nuk u gjet”!

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij konkursi. Çertifikatat e mirënjohjes iu dhanë të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe punën cilësore të tyre.

Instituti Kanadez i Teknologjisë falënderon të gjithë profesorët dhe stafin që organizuan dhe menaxhuan këtë event.

  • Dita e dytë e HackTech 2021 me temën “Siguria në internet për fëmijët” u përqëndrua në punën në grup!
  • Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij konkursi
  • Urime ekipit fitues, “404 nuk u gjet”!
  • Ekipet konkurruese punuan në zgjidhjen e kuizeve logjike si dhe sfidave të Programimit