Periodikisht, CIT Finance Club mblidhet për të diskutuar lidhur me çështjet më të fundit në fushën e Financës, Kontabilitetit dhe Tatimeve. Anëtarë të këtij klubi janë studentët e Financës dhe Kontabilitetit të Fakultetit Ekonomik të CIT, lektor të Financës dhe Kontabilitetit dhe kohë pas kohe ekspertë të botës reale të biznesit.
Odeta Sipri, studente e vitit të tretë të Financës dhe Kontabilitetit bëri një rishikim dhe deklaroi Tatimin në Burim dhe Klea Cani, presidentja e CIT Finance Club shpjegoi listën e pagave në lidhje me Personin Fizik (Pronar i vetëm).
Takimi u përmbyll me një diskutim të hapur ku pedagogët e CIT, konkretisht Isida Mansaku, Jona Puci dhe Saimir Mansaku ishin pjesë e këtij diskutimi për çështje teknike.