Brandimi i një produkti – Seminar

Folësja jonë e ftuar, znj. Antonela Hako, foli në një seminar sot mbi tendencat e fundit në markimin e produkteve. Çfarë të presësh kur zhvillon strategjinë e markës së produktit dhe cilat përfitime dhe të meta duhet të merren parasysh.

Gjatë gjithë sesionit, studentët nga Fakulteti i Ekonomisë në degën e marketing dixhital dhe jo vetëm shprehën interesin e tyre për t’u bërë të aftë në ndërtimin e strategjisë së tyre të markës së produktit, si dhe entuziazmin e tyre për t’u përfshirë në diskutim dhe për të ndarë këndvështrimin e tyre krijues.

Një falenderim i veçantë shkon për znj. Hako që solli përvojën e saj si Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas, në Institutin Kanadez të Teknologjisë-Një nga universitetet private në Tiranë më të dashur për studentët.

  • Brandimi i një produkti
  • ndërtimin e strategjisë
  • Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas
  • Fakulteti i Ekonomisë
  • marketing dixhital
  • znj. Antonela Hako