Albanian ICT Awards – Sesion Informativ

Albanian ICT Awards – Sesion Informativ

Sot, Kushtrim Shala, Bashkëthemeluesi dhe Përfaqësues nga Albanian ICT Awards vizituan kampusin tonë për një “Sesion Informativ”.

Objektivi kryesor i këtij eventi ishte evidentimi i arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, identifikimi, shpërblimi dhe promovimi i individëve dhe liderëve më të dalluar të biznesit të industrisë së TIK-ut dhe IT.

Gjatë sesionit, përfaqësuesi i Albanian ICT Awards u njoh me arritjet e studentëve tanë dhe i inkurajoi ata të marrin pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar për Inovacion dhe Teknologji.

Ky event i veçantë për nga karakteri dhe vendosmëria, synon studentët të cilët janë të apasionuar për t’u bërë lider në fushën e TIK-ut.

Studentët shprehën interesim për të marrë pjesë në këtë konkurs dhe janë të prirur për të bashkëpunuar, kështu që vizita ishte një përvojë dhe mundësi pozitive për ta.

Misioni ynë në CIT – si një nga universitetet private në Tiranë më të përkushtuar – është të fuqizojmë studentët që të jenë liderë profesionistë në një treg mbarëbotëror.

  • Albanian ICT Awards – Sesion Informativ
  • Studentët shprehën interesim për të marrë pjesë në këtë konkurs
  • Albanian ICT Awards
  • evidentimi i arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK