Znj. Greta Doçi – Folëse e ftuar

Jemi të nderuar që kemi si folëse të ftuar znj. Greta Doçi, anëtare e Bordit të
Wikimedians dhe bashkëpunëtore për një kohë të gjatë në Wikipedia.
Znj. Doçi do të mbajë një fjalim online ku do të përshkruajë përvojën e saj si programuese
frontale dhe kontribuese në Wikipedia Shqip për projektin Women in Tech i cili ofrohet në një
format online.
Për më tepër, Women in Tech në CIT do të bashkëpunojë me Wikipedia në Shqipëri për të sjellë
historitë e grave në informatikë më afër komunitetit shqiptar. Më shumë për këtë do t’ju
informojmë në ditët në vijim!
Vendi i zhvillimit: Online
Data: 05/04/2020
Ora: 18:00
Të gjithë studentët e CIT që janë të interesuar të jenë pjesë e takimit online janë të mirëpritur të
dërgojnë një e-mail në [email protected] në mënyrë që Silva Bashlari – Koordinatore e
projektit t’ju dërgojë linkun e takimit.
Qëndroni të sintonizuar!

Greta Doci WIT 2020 768x768 1
Znj. Greta Doçi – Folëse e ftuar 2