EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Antonio Kongjonaj – Student Master në Universitetin e Oulu

Antonio Kongjonaj

Dëshmia

CIT ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Studimi për Inxhinieri Softuerike në CIT, më ka hapur dyert për të fituar një bursë dhe për të ndjekur Studimet Master në Finlandë. Kjo falë kurrikulës dhe metodologjisë së mësimdhënies që CIT përdor, së bashku me faktin që është një universitet ku mësohet vetëm në gjuhën angleze. Dua të nënvizoj se në Institutin Kanadez të Teknologjisë: – Qasjet dhe metodologjia e mësimdhënies e përdorur nga stafi pedagogjik janë sipas standardeve bashkëkohore dhe profesionale. – Infrastruktura dhe logjistika e auditorëve dhe laboratorëve janë të përshtatshme për të bërë lidhjen mes teorisë dhe aplikimit konkret të programimit. Për mua ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme studimi në CIT.