Vizitë speciale – Ministrja znj. Edona Bilali

Vizitë speciale – Ministrja znj. Edona Bilali

Pikat kryesore nga një vizitë speciale në CIT!

Sot patëm kënaqësinë të presim në ambientet tona Ministren znj. Edona Bilali, e cila u prit nga Administratori Msc. Ubejd Osmani.

Pas prezantimit të CIT HUB dhe shpalosjes së objektivave nga drejtuesi i HUB-së Dr. Eugen Musta, i cili u shpreh shumë optimist për potencialet e studentëve dhe realizimin me sukses të disa ideve të Start-Up-ve që po zhvillohen nga studentët tanë.

Rektori Dr. Abazi i bëri thirrje ministrit për mbështetje maksimale për nismat e universiteteve dhe studentëve, duke theksuar se mbështetja institucionale është çelësi i suksesit për një fillim të sigurt.

Ministrja nga ana e saj siguroi se prioritetet e saj kryesore janë mbështetja e StartUp-ve dhe inovacioni nga brezat e rinj. Më pas, znj. Bilali zhvilloi një diskutim të hapur me studentët, me synimin për të parë nga afër mendimet e tyre dhe për të shpjeguar mundësitë që do të vijnë nga ligji i ri për inovacionet dhe StartUp. CIT do të bëjë pjesë gjithmonë në Universitetet në Tiranë që përkushtohet ndaj interesave të studentëve.

  • Vizitë speciale – Ministrja znj. Edona Bilali
  • realizimin me sukses të disa ideve të Start-Up-ve që po zhvillohen nga studentët tanë
  • për të parë nga afër mendimet e tyre dhe për të shpjeguar mundësitë që do të vijnë nga ligji i ri për inovacionet dhe StartUp
  • znj. Bilali zhvilloi një diskutim të hapur me studentët
  • prioritetet e saj kryesore janë mbështetja e StartUp-ve
  • thirrje ministrit për mbështetje maksimale për nismat e universiteteve dhe studentëve
  • Rektori Dr. Abazi
  • Sot patëm kënaqësinë të presim në ambientet tona Ministren znj. Edona Bilali