Universiteti i Bohemisë së Jugut České Budějovice, Republika Çeke | Thirrje për Aplikime ERASMUS+

Universiteti-i-Bohemisë-së-Jugut-České-Budějovice_-Republika-Çeke-Thirrje-për-Aplikime-ERASMUS
Universiteti i Bohemisë së Jugut České Budějovice, Republika Çeke | Thirrje për Aplikime ERASMUS+ 2

Instituti Kanadez i Teknologjisë dhe Universiteti i Bohemisë së Jugut České Budějovice janë pjesë e Marrëveshjeve të Përbashkëta Ndërinstitucionale.

Universiteti ynë si një nga universitetet private në Tiranë më prestigjoz është shpërblyer me Bursat Erasmus+ nën aksionin e KA107.

Kjo thirrje synon të ofrojë grante të drejtpërdrejta për stafin tonë për mobilitetin ndërkombëtar në dalje. Gjithashtu dhe të inkurajojë shkëmbimin e përvojës dhe aftësive midis vendeve pjesëmarrëse përmes trajnimeve dhe zhvillimit të njohurive në degët ekonomike.

Përveç kësaj, granti do të ofrojë 5 muaj mbështetje financiare për secilin nga katër studentët që largohen nga Fakulteti i Ekonomisë gjatë Semestrit të Vjeshtës të Vitit Akademik 2022-2023, në Universitetin e Bohemisë së Jugut České Budějovice.

Studentët në programin master fakulteti i ekonomisë dhe bachelor fakulteti i ekonomisë kanë të drejtë.

KONTAKTONI PËR ME SHUME INFORMACION: [email protected]

Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme:

[email protected], jo më vonë se data 8 korrik,2022.

Dokumentat duhen dorëzuar patjetër!