Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) mirëpriti në ambientet e tij përfaqësues të UNICEF-it. Kjo vizitë u fokusua në mundësitë e mundshme të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy institucioneve.
Objektivat e këtij partneriteti do të bazohen në:
- trajnimin e leksioneve
- praktika për studentët e CIT
- aksesin dhe përdorimin e internetit në zona të largëta
- ndihmën dhe mbështetjen financiare të pjesëve vulnerabël të shoqërisë.
Mezi presim të kemi një partneritet të frytshëm me UNICEF-in në këtë drejtim!