Thirrje për Aplikim, Skema e lëvizshmërisë Erasmus+ KA107

Universiteti i Shkencave të Aplikuara Hochschule Worms (Gjermani)

Semestri veror viti akademik 2021- 2022. Instituti Kanadez i Teknologjisë në partneritet me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hochschule Worms (Gjermani) fton studentët të aplikojnë sipas skemës së lëvizshmërisë Erasmus+ KA107. Afati i fundit 29 tetor 2021. Aplikimi është i hapur për studentët e CIT të vitit të parë dhe të dytë Bachelor dhe Master të vitit të parë, Fakulteti Ekonomik.

Këtu mund të gjeni librat aktualë të lëndëve, me leksionet në gjuhën angleze, librat e rinj për semestrin veror 2022 do të publikohet në shkurt 2022, por shumica e lëndëve duhet të jenë të njëjta: https://www.hs-worms.de/international/incoming-students/exchange-students/course-offer-in-english/.

DOKUMENTET E KËRKUARA (SIÇ PËRKUFIZOHEN NGA INSTITUCIONI PRITËS):

– Versioni më i fundit i transkriptit të tyre (format pdf); 

– Çertifikatë gjuhe e nivelit të gjuhës angleze dhe/ose gjermane (të paktën B1) (format pdf) – ne pajisim studentët me një model çertifikate në Aplikacionin tonë Online;

– CV/rezyme (format PDF);

– Kopje e dokumentit të identitetit (kartë identiteti ose pasaportë) (format pdf);

-Foto biometrike (format jpg);

-Një deklaratë interesi;

-Formulari i plotësuar i aplikimit në bashkëngjitje;

-Marrëveshja mësimore në bashkëngjitje.

Studentët mund të zgjedhin kurse vetëm për semestrin veror që ndjekin. Në tabelën A të Marrëveshjes Mësimore, duhet të keni të paktën 20 ECTS (kredite).

Më poshtë keni formularin e aplikimit që duhet të plotësohet:

-Formulari i Aplikimit Erasmus +;

-Linku i Aplikacioneve Erasmus.

Çdo universitet ka programet e tij individuale, për të qënë të qartë për çdo lajmërim, ju lutemi kontaktoni [email protected]/ ose kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të CIT, nëse keni pyetje të mëtejshme.

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në adresën e mëposhtme: [email protected].

Dokumentet që duhen dorëzuar:

  1. Formulari i aplikimit;
  2. Marrëveshja mësimore.
Erasmus 1 768x768 1
Thirrje për Aplikim, Skema e lëvizshmërisë Erasmus+ KA107 2