TAKIM VIRTUAL ME KOLEGJIN GJERGJIAN NË KANADA

Përfaqësuesit e CIT në Tiranë patën një takim virtual me përfaqësues të Kolegjit
Gjeorgjian në Kanada në respekt të partneritetit tonë të ndërsjellë.
Ne kujtojmë për studentët tanë se ata janë në gjendje të transferojnë studimet e tyre në Kanada
duke përdorur si kanal këtë marrëveshje të CIT. Pas përfundimit, ata do të marrin një diplomë
kanadeze, e cila mund të përdoret ose për të gjetur një punë atje; ose për të vazhduar studimet e
mëtejshme.
Fillimisht, ne diskutuam për marrëveshjen tonë që përcakton më shumë detaje në interesin më të
mirë të studentëve tanë. Për më tepër, ky takim virtual ishte ushtrim i marrëveshjes sonë duke
pasur seanca të tilla të vazhdueshme dhe aktivitete të ndërsjella. Në fund, biseda u përmbyll duke
u thelluar në disa çështje që kanë të bëjnë me mundësitë e ardhshme potenciale që mund të jenë
me interes të madh për të dyja institucionet.
Kolegji Gjeorgjian në Kanada pranoi ftesën tonë për të organizuar një sesion virtual me pyetje
dhe përgjigje me studentët e CIT në ditët në vijim. Ne do t’ju njoftojmë për detajet më vonë.

image 1 2 1 768x768 1
TAKIM VIRTUAL ME KOLEGJIN GJERGJIAN NË KANADA 2