Shkenca qytetare në shërbim të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike – Eventi Seminarit TeRRIFICA

Jemi të emocionuar të ndajmë me ju pikat kryesore nga aktiviteti njëditor i seminarit të organizuar nga Universiteti privat CIT. Me qëllim të vendosjes së modaliteteve për testimin dhe zbatimin e njohurive të marra në nivel lokal, në mënyrë që të mundësohet përmirësimi në rritje i:

  • edukimit klimatik
  • pjesëmarrjes së qytetarëve
  • proceset e vendimmarrjes

Ky aktivitet përbëhej nga tre leksione dhe një seminar kryesor mbi shkencën qytetare në shërbim të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe u ndoq nga Dr. Emir Dzanic, Zëvendës Rektor për Marrëdhënie me Jashtë në CIT.

Leksioni i parë me temë “Qytetet e zgjuara; qasjet, mjetet digjitale dhe sociale” (Smart Cities; Approaches, Digital and Social Tools”) u mbajt nga Dr. Eugen Musta, Shef i Departamentit të Administrimit të Biznesit, ndërsa Dr. Eric Shefi i Qendrës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit për Promovimin e Shkencës (CPN) – Beograd, Serbi mbajti prezantimet e tyre përkatëse mbi “Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe standardet ISO për qytetet inteligjente” (Sustainable Development goals and ISO standards for smart cities)dhe “Marrëdhëniet shkencë-shoqëri (Science – society relations): kornizat RRI dhe UNESCO në një kohë të përcaktuar nga AI”.

Përmes një diskutimi mbi përvojat dhe identifikimin e efekteve kritike të ndryshimeve klimatike, folësit tanë kapën pika të shkëlqyera gjatë prezantimeve të tyre dhe ishte interesante të dëgjoheshin këndvështrimet e tyre për këtë çështje. Vënia në punë e njohurive mbi fusha të ndyshme si ekonomia dhe informatika për të bashkëpunuar për një çështje si ndryshimet klimatike është shumë frymëzuese.

Projekti H2020 TeRRIFICA ka zhvilluar një qasje inovative për komunikimin shkencor të hapur për individët dhe grupet. Kjo me qëllim për të marrë pjesë aktive dhe për të ndikuar në përshtatjet institucionale, qeveritare dhe të politikave ndaj ndryshimeve klimatike.

  • Shkenca qytetare në shërbim të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike – Eventi Seminarit TeRRIFICA
  • edukimit klimatik
  • pjesëmarrjes së qytetarëve
  • proceset e vendimmarrjes
  • Qytetet e zgjuara; qasjet, mjetet digjitale dhe sociale
  • Shef i Departamentit të Administrimit të Biznesit
  • Projekti H2020 TeRRIFICA
  • Marrëdhëniet shkencë-shoqëri