Sesion Informativ – Raiffeisen Bank Albania

Sesion Informativ – Raiffeisen Bank Albania

Përfaqësues nga Raiffeisen Bank Albania vizituan sot kampusin tonë për një “Sesion Informativ”!

Qëllimi i kësaj vizite u fokusua në mundësitë që Raiffeisen Bank u ofron studentëve të CIT si një nga universitetet private të Tiranës më të përkushtuar. Pa lënë pas dhe aktivitetet në të cilat ata mund të marrin pjesë gjatë ose pas studimeve të tyre.

Për më tepër, ata bënë një rast të shkëlqyer përse studentët, kryesisht nga Fakulteti i Ekonomisë duhet të konsiderojnë të ndjekin një karrierë në bankë.

Ata informuan studentët për procesin e tyre të rekrutimit, si dhe për mundësitë e studentëve aspirantë për t’iu bashkuar ekipit të Raiffeisen Bank.

E gjithë vizita ishte një përvojë dhe mundësi e mirë për studentët e tè dy fakulteteve sepse Raiffeisen Bank ofron mundësi si për ekonomi ashtu edhe për IT. Ata shprehën interesin për të marrë pjesë në këtë program dhe janë të etur për të bashkëpunuar.

Qëllimi ynë është të përgatisim studentët me aftësi të bazuara në:

  • arsim cilësor
  • vlera dhe mendim analitik të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
  • kreativitetit dhe udhëheqjes

të cilat ata do t’i përdorin për të formësuar jetën e tyre, karrierën dhe shoqërinë në përgjithësi.

  • Sesion Informativ – Raiffeisen Bank Albania
  • informuan studentët për procesin e tyre të rekrutimit
  • mundësitë që Raiffeisen Bank u ofron studentëve të CIT
  • Përfaqësues nga Raiffeisen Bank Albania