CV/ Përmbledhja e përvojës tuaj të punës është dokumenti më i rëndësishëm që ju
ndihmon të gjeni një punë/praktikë – sigurohuni që të jetë e përsosur!
Zyra e Trajnimit CIT në Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT) organizon këtë seminar për t’ju
ndihmuar të keni sukses në karrierën tuaj dhe të mësoni se si të përgatisni një CV/ përmbledhje të
përvojës tuaj të punës dhe të kërkoni e aplikoni për një vend pune. Ky seminar do të mbahet nga
Saimir Mansaku, profesor i CIT i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Komunikimit të
Menaxhimit.
Të gjithë studentët tanë, stafi dhe palët e interesuara të jashtme janë të ftuar ta ndjekin këtë
seminar virtualisht në Google Meet!
Bashkohuni me ne: https://meet.google.com/tyc-aurg-qio?hs=122&authuser=1