Pas seminareve kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimit mbi ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara në 2020 dhe 2021, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Evropa Juglindore u mblodhën në Romë. Arsyeja ishte për një seminar të organizuar nga OSBE mbi konfiskimin dhe ripërdorimin e aseteve kriminale.
Pjesëmarrësit – ku ndër ta ishin pjesë dhe nga universiteti privat CIT – diskutuan rëndësinë e rikuperimit të aseteve si një mekanizëm kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe trajtuan sfidat e hasura në juridiksione të ndryshme për rikuperimin e aseteve. Ekspertët nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së ndanë gjithashtu disa nga praktikat më të mira të vendit të tyre.
Profesori ynë Prof. Asoc. Fabian Zhilla ishte pjesë e këtij seminari me temën e tij: ”SFIDAT E MBLEDHJES SË ASETIT DHE RIPERDORIMI SHOQËROR NË SHQIPËRI”.
Qëllimi i këtij seminari ishte të theksonte rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të zgjeruara ndërmjet institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile për një proces efektiv të rikuperimit të aseteve.