“Ripërdorimi i menaxhimit të aseteve” – Seminar | Romë, Itali

Pas seminareve kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimit mbi ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara në 2020 dhe 2021, zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Europa Juglindore u mblodhën në Romë për një seminar të organizuar nga OSBE mbi konfiskimin dhe ripërdorimin e aseteve kriminale.

Pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e rikuperimit të aseteve si një mekanizëm kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe trajtuan sfidat e hasura në juridiksione të ndryshme për rikuperimin e aseteve. Ekspertët nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së ndanë gjithashtu disa nga praktikat më të mira të vendit të tyre.

Profesori ynë Prof. Asoc. Fabian Zhilla ishte pjesë e këtij seminari me temën e tij: “ Sfidat e mbledhjes  së asetit dhe ripërdorimi social në Shqipëri”.

Qëllimi i këtij seminari ishte të theksonte rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të zgjeruara ndërmjet institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile për një proces efektiv të rikuperimit të aseteve.

PLACEHOLDER image311
“Ripërdorimi i menaxhimit të aseteve” - Seminar | Romë, Itali 2