Rektori i CIT uron studentët e Master-it për fillimin e vitit akademik 2020-2021

Të dashur studentë Master,
Mirësevini në vitin akademik 2020-2021!
Në mes të kësaj epoke të paprecedentë dhe sfiduese të Covid-19, Kolegji Universitar “Instituti
Kanadez i Teknologjisë” është absolutisht i ndërgjegjshëm se shëndeti i studentëve tanë është një
prioritet kryesor.
Ne do të punojmë së bashku për të ruajtur standardet e shëndetit dhe të sigurisë, duke ruajtur
përsosmërinë akademike dhe vëmendjen e personalizuar që është thelbi i CIT.
Sigurisht, ne do t’i përshtatemi kësaj situate të pazakontë, megjithatë të jeni të sigurt se cilësia
nuk do të ndryshohet dhe cenohet. Sa herë që keni pyetje ose nuk jeni të sigurt se si të vazhdoni
në udhëtimin tuaj akademik, ju lutemi na kontaktoni menjëherë.
CIT mezi pret t’ju mbështesë në çdo hap në rrugëtimin tuaj drejt fazës së diplomimit. Mezi
presim që të gjithë të kenë një vit të suksesshëm e të shëndetshëm!

image 6
Rektori i CIT uron studentët e Master-it për fillimin e vitit akademik 2020-2021 2