Rektori i CIT-së uron studentët Master për fillimin e vitit akademik 2020/2021

Të dashur studentë Master,

Mirësevini në vitin akademik 2020-2021!

Në mes të kësaj epoke të paprecedentë dhe sfiduese të Covid-19, Kolegji UniversitarInstituti Kanadez i Teknologjisë” është absolutisht i vetëdijshëm se shëndeti i studentëve tanë është një përparësi kryesore.

Ne do të punojmë së bashku për të ruajtur standarde të shëndetshme dhe të sigurta. Kjo do të arrihet duke ruajtur përsosmërinë akademike dhe vëmendjen e personalizuar që është thelbi i CIT.

Sigurisht, ne do t’i përshtatemi kësaj situate të pazakontë, megjithatë të jeni të sigurt se cilësia nuk do të ndryshohet dhe cenohet. Sa herë që keni pyetje ose nuk jeni të sigurt se si të vazhdoni në udhëtimin tuaj akademik, ju lutemi na kontaktoni menjëherë.

CIT mezi pret t’ju mbështesë në çdo hap në rrugëtimin tuaj drejt fazës së diplomimit. Ju presim të gjithëve një vit të suksesshëm dhe të shëndetshëm!

Mos harroni se për universitetet studentët janë elementët më të rëndësishëm.

Rektori i CIT se uron studentet Master per fillimin e vitit akademik 2020 2021
Rektori i CIT-së uron studentët Master për fillimin e vitit akademik 2020/2021 2