Raundi i katërt

Në vijim të procesit të pranimeve në universitete, për fazën e regjistrimeve pranë
fakulteteve në periudhen 28 Tetor deri në datë 31 Tetor, nënvizojmë se regjistrimet duhet të
vazhdojnë të kryhen në portalin UALBANIA sic është proceduar edhe në raundet paraardhëse
duke marrë në shqyrtim kërkesat për regjistrim vetëm të atyre maturantëve që gjenden në listën e
raundit të tretë dhe që janë në pritje për regjistrim.
Portali UALBANIA do të mundësojë regjistrimet pa vijë të kuqe dhe pa rifreskim të listës me
mbyllje fazash.
Në rast se brenda fakultetit do të paraqiten më shumë kërkesa për regjistrim se sa kuotat e
mbetura në dispozicion, e nga ana e fakulteteve vendoset të bëhen renditjet përkatëse për
kërkesat e ardhura, sugjerojmë të procedohet si vijon:

  1. Ditën e parë mblidhen të gjitha kërkesat (duke kontrolluar që aplikantët të jenë përfshirë në
    listën e raundit të tretë e disponueshme në faqen e sekretarisë).
  2. Sekretaria do të gjejë në faqen e regjistrmeve të njëjtën listë që kishte në mbylljen e datës 26
    Tetor.
  3. Renditja e aplikantëve për këtë fazë nga listat në pritje të afishohen në ambjentet publike të
    fakultetit.
  4. Vijohet me regjistrimet sipas renditjes (në portal tek Këndi i Maturantit lista nuk do të shfaqet
    e renditu, por mbetet në kujdesinë e sekretarisë të respektojë rradhën e fituesve).
  5. Regjistrimet mbyllen në datën 31 Tetor dhe lista përfundimtare i dërgohet nga RASH-i QSHA
    për të mundësuar matrikulimin e studentëve për vitin akademik 2019-2020.
    Instituti Kanadez i Teknologjisë ju uron suksese të gjithë maturantëve.
Raundi 4
Raundi i katërt 2