PROF. DR. SOKOL ABAZI –REKTOR I ZGJEDHUR I CIT

Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizoi sot ditën e zgjedhjeve për postin e
Rektorit. CIT njofton me kënaqësi se Prof. Dr. Sokol Abazi është zgjedhur Rektor i CIT.
CIT shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për kandidatin tjetër, Prof. Dr. Habib Hamam, të cilit
CIT i uron më të mirat në të ardhmen!
Që nga viti 2016, Prof. Dr. Sokol Abazi është një petagog me performancë të lartë në CIT.
Njëkohësisht ai ka mbajtur detyrën e Dekanit të Inxhinierisë, ku Fakulteti i Inxhinierisë përjetoi
një nga periudhat më të frytshme. Sa i përket arritjeve të tij akademike, Prof. Dr. Sokol Abazi ka
bërë doktoraturën në Universitetin e Fribourg-ut në Zvicër dhe një studim postdoktoral nga
Universiteti i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar.
Prof. Dr. Sokol Abazi ka treguar qartë vizionin e tij akademik në të kaluarën, ku CIT ka tejkaluar
vazhdimisht objektivat e tij. Për më tepër, siç tha ai: “Njohuritë dhe koncepti i universitetit për
mua janë më tepër mision sesa thjesht profesion. Në të vërtetë, nëpërmjet diturisë, njerëzimi
mund të shtyhet përtej kufijve të tij. Universitetet janë vendet e dijes, ku dija lind, transmetohet
dhe ruhet nga një brez në tjetrin. CIT do të luajë një rol kaq hyjnor!”
I urojmë urimet më të përzemërta dhe sukseset më të mira Prof. Dr. Sokol Abazi në misionin e tij
për realizimin e objektivave institucionale të CIT dhe dhënien e një ndikimi real në shoqërinë
tonë!

WhatsApp Image 2021 02 05 at 19.44.38 768x768 1
PROF. DR. SOKOL ABAZI –REKTOR I ZGJEDHUR I CIT 2