Procesi i aplikimit për Master në CIT për studentë ndërkombëtarë

Procesi i aplikimit për Master në CIT për studentë ndërkombëtarë është në tre hapa
si më poshtë. Shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë se afati i regjistrimit për Master përfundon më
26 Nëntor. Plotësoni Formularin e Aplikimit.
Studenti do të dërgojë me email dokumentet siç janë paraqitur më poshtë:

  1. Diploma & transkripti i Bachelor dhe diploma e shkollës së mesme duhet të jenë të
    noterizuara dhe të unifikuara me ato origjinale sipas ligjit të vendit nga vjen studenti
    ndërkombëtar;
  2. Të gjitha dokumentet e paraqitura për vlefshmëri duhet të kenë vulën apostile të vendit
    nga vjen;
  3. Së fundi, studentët e ardhshëm duhet të pajisen me dëshminë e ambasadave shqiptare të
    vendosura në vendet e tyre.
    Të gjitha dokumentet e hapit 2 duhet të paraqiten në CIT kur studenti ndërkombëtar do të
    mbërrijë në Tiranë, Shqipëri.
    Zgjidhni me mençuri! Zgjidhni një nga Programet Master: Computer Engineering & IT-
    Multimedia Design, Computer Engineering & IT- Network & Cyber security, Computer
    Engineering & IT-Big Data, Software Engineering, Business Administration, Finance and
    Accounting
    NXITO! KOHA POTHUAJSE PO MBARON!
image 2 1 1 768x768 1
Procesi i aplikimit për Master në CIT për studentë ndërkombëtarë 2