PLATFORMA E-LEARNING

Në përgjigje të mbylljes së shkollave të shkaktuara nga COVID-19, Rektorati i
Institutit Kanadez të Teknologjisë mori vendimin për të përdorur platformën e të mësuarit
elektronik për të kufizuar ndërprerjen e arsimit.
Platforma e mësimit elektronik u krijua në mbështetje të nismës Go-Digital dhe u testua gjatë
“Open Summer Academy 2019”. Po ashtu është duke mbështetur projektin “Women in Tech”
dhe lëvizshmërinë në kuadër të projekteve Erasmus. Falë kurrikulave CIT dhe teksteve shkollore
McGraw-Hill të cilat janë të disponueshme online për studentët tanë, procesi i mësimit elektronik
u ofrohet studentëve Bachelor dhe Master. Profesorët dhe studentët e CIT po përdorin platformën
E-Learning për të lehtësuar procesin e mësimdhënies gjatë këtyre javëve. Pjesëmarrja e
studentëve dhe interesimi i tyre për këtë proces është maksimal.
Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt, vazhdoni të mësoni!

10 1 768x576 1
PLATFORMA E-LEARNING 2