Pikat kryesore të trajnimit Financa 5 për të diplomuarit e CIT

Në dy të shtunat e fundit, 17 dhe 24 Prill, një grup i të diplomarve të CIT morën
pjesë në trajnimin e Financa 5 të mbajtur nga Dr. Gjergji Tafa në ambientet e CIT. Pas
përfundimit të trajnimit pjesëmarrësve iu dorëzuan certifikata.
Ne besojmë se të mësuarit nuk ndalet kurrë, prandaj ne kujdesemi për studentët tanë të diplomuar
për t’u siguruar që ata do të luajnë një rol vendimtar në shoqërinë tonë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte pajisja e studentëve me aftësitë e nevojshme për organizimin e
kontabilitetit të një subjekti biznesi. Ky program është një zgjidhje e mirë për lidhjen e
kontabilitetit, që është baza e veprimtarisë së një subjekti, me informatikën. Këto lloje të
sistemeve informative e bëjnë të lehtë për një kompani që të mbajë shënime të transaksioneve të
saj dhe gjithashtu të gjenerojë raporte të rëndësishme. Ai e bën informacionin më të lehtë, më të
sigurt dhe më të përshtatshëm.
Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Dr. Gjergji Tafën për kontributin e tij, si dhe zyrën e
Alumni-ve për organizimin e një kursi kaq të vlefshëm për të diplomuarit tanë!

image 1 3 1 1
Pikat kryesore të trajnimit Financa 5 për të diplomuarit e CIT 2