PIKAT KRYESORE TË TAKIMIT VIRTUAL ME KOLEGJIN GJEORGJIAN

Pikat kryesore të Takimit Virtual me Kolegjin Gjeorgjian: Nga Toronto, Kanada në
Tiranë, Shqipëri!
Të gjithë studentët aktualë dhe ish-studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) në Tiranë,
Shqipëri u ftuan të marrin pjesë në Takimin Virtual me përfaqësuesen e Kolegjit Gjeorgjian në
Kanada, Svetlana Volkova PhD(C.); e cila mban pozicionin e Menaxherit Rajonal të Arsimit dhe
Zhvillimit Ndërkombëtar për Evropën. CIT ka një marrëveshje partneriteti me Kolegjin
Gjeorgjian në lidhje me transferimin e studimeve nga CIT.
Studentët adresuan pyetje të ndryshme duke filluar nga transferimi i studimeve; njohjen e
diplomës së tyre; kriteret e fitimit të bursës; kostot e jetesës në Kanada; Sistemi arsimor në
Kanada etj. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë sinqerisht Svetlana Volkova PhD(C.) për
gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve plotësisht dhe qartë. Ne mezi presim të
thellojmë partneritetet tona në Evropë, SHBA dhe Kanada!

image 4 3 768x768 1
PIKAT KRYESORE TË TAKIMIT VIRTUAL ME KOLEGJIN GJEORGJIAN 2