PIKAT KRYESORE TË SESIONIT TË PARË TË SERISË TË FOLËSVE TË FTUAR

Pikat kryesore të sesionit të parë të serisë të folësve të ftuar!
Ky takim virtual i titulluar “Lidhja me industrinë: Trendet më të fundit të marketingut
sipërmarrës” filloi me një prezantim të shkurtër të koncepteve tradicionale dhe moderne të
marketingut nga Prof. Dr. Klodiana Gorica. Ajo na dha edhe një kopje të librit të saj si dhuratë!
Gjithashtu, Endri Caci, ekspert i Marketingut Sipërmarrës bëri një shpjegim të shkurtër për
transformimin e kanaleve të komunikimit dhe se si ato po ndikojnë në treg sot. Ai ndau
eksperiencat e tij që ndodhin në tregun shqiptar.
Së fundi, Florjan Kallaverja, ndau opinionet e tij mbi ndikimin real që mund të ketë marketingu
sipërmarrës në industri sot, bazuar në vëzhgimet e tij të vazhdueshme. Gjithashtu, studentët patën
një seancë pyetje-përgjigje; ku pyetën për çështje të caktuara të denja për t’u diskutuar.
Ne shprehim mirënjohjen dhe falenderimin tonë për të gjithë folësit e ftuar; studentët; stafin dhe
të tjerë që u bënë pjesë e këtij takimi! Mezi presim të kemi sesionin e dytë të Serisë së Folësve të
Ftuar: Lidhja me Industrinë.

image 1 3 1 768x768 1
PIKAT KRYESORE TË SESIONIT TË PARË TË SERISË TË FOLËSVE TË FTUAR 2