EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

Pikat kryesore të Promovimit të Librit të organizuar në CIT!

Pikat kryesore të Promovimit të Librit të organizuar në CIT!

Pikat kryesore të Promovimit të Librit të organizuar në CIT!

Promovimi i sotëm i librit përcolli një ndjesi të veçantë te stafi dhe studentët. Libri “100 vjet Marrëdhënie Diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe” i Dr. Enriko Ceko është botuar me mbështetjen e CIT. Pjesëmarrja e ambasadorit britanik, Shkëlqesisë së tij Alastair King-Smith i dha ceremonisë një tjetër vlerë. Ai foli për rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dha komentet e tij për librin. Siç titullohet autori: “Qëllimi i librit është të shpjegojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të identifikojë spiranca që e bëjnë një vend dhe një komb të fortë. Ekonomia, mbrojtja dhe diplomacia janë tre shtyllat që e bëjnë një vend të fuqishëm. Ceremonia nisi me një fjalë përshëndetëse nga Rektori i CIT Prof. Dr. Sokol Abazi. Ai inkurajoi stafin dhe studentët që të angazhohen më shumë në kërkimin dhe shkrimin. Më pas moderatori i këtij paneli, PhDc. Erjona Deshati ftoi Prof. Assoc. Dr. Iljaz Mehmeti, i cili dha mendimin e tij me nota pozitive për librin dhe ndër të tjera theksoi se forcimi i marrëdhënieve ekonomike është prioritet i së ardhmes në rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në fund të aktivitetit, Rektori i universitetit tonë nderoi Shkëlqesinë e Tij me Çertifikatë Mirënjohjeje: “Në Mirënjohje për Pjesëmarrjen e tij Aktive dhe Mbështetjen e Paçmuar të Aktiviteteve të CIT”. Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që i dhanë një kuptim të vërtetë këtij promovimi libri.

  • Pikat kryesore të Promovimit të Librit të organizuar në CIT!
  • nota pozitive për librin dhe ndër të tjera theksoi forcimin e marrëdhënieve ekonomike
  • Ceremonia nisi me një fjalë përshëndetëse nga Rektori i CIT Prof. Dr. Sokol Abazi
  • Qëllimi i librit është të shpjegojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të identifikojë spiranca që e bëjnë një vend dhe një komb të fortë
  • foli për rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dha komentet e tij për librin
  • Pjesëmarrja e ambasadorit britanik, Shkëlqesisë së tij Alastair King-Smith
  • 100 vjet Marrëdhënie Diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe
  • Promovimi i sotëm i librit përcolli një ndjesi të veçantë te stafi dhe studentët