Pikat kryesore të Promovimit të Librit të organizuar në CIT!

Promovimi i sotëm i librit përcolli një ndjesi të veçantë te stafi dhe studentët. Libri “100 vjet Marrëdhënie Diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe” i Dr. Enriko Ceko është botuar me mbështetjen e CIT. Pjesëmarrja e ambasadorit britanik, Shkëlqesisë së tij Alastair King-Smith i dha ceremonisë një tjetër vlerë. Ai foli për rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dha komentet e tij për librin. Siç e ka titulluar autori: “Qëllimi i librit është të shpjegojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të identifikojë spiranca që e bëjnë një vend dhe një komb të fortë. Ekonomia, mbrojtja dhe diplomacia janë tre shtyllat që e bëjnë një vend të fuqishëm.” Ceremonia nisi me një fjalë përshëndetëse nga Rektori i CIT Prof. Dr. Sokol Abazi, i cili inkurajoi stafin dhe studentët që të angazhohen më shumë në kërkim dhe shkrim. Më pas moderatoria e këtij paneli, Dr. Erjona Deshati ftoi Prof. Assoc. Dr. Iljaz Mehmeti, i cili dha mendimin e tij me nota pozitive për librin dhe ndër të tjera theksoi se forcimi i marrëdhënieve ekonomike është prioritet i së ardhmes në rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në fund të aktivitetit, Rektori i universitetit tonë nderoi Shkëlqesinë e Tij me Çertifikatë Mirënjohjeje “Në mirënjohje për pjesëmarrjen e tij aktive dhe mbështetjen e paçmuar të aktiviteteve të CIT”. Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që i dhanë një kuptim të vërtetë këtij promovimi libri.

PLACEHOLDER image255
Pikat kryesore të Promovimit të Librit të organizuar në CIT! 2