Panairi “Work & Study” – Shqipëri

Panairi “Work & Study” – Shqipëri

Panair pune dhe studimi në Shqipëri

Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan në këtë turne kombëtar në të gjithë vendin nga data 15 mars deri më 8 prill 2022.

Qëllimi i Panairit të Punës dhe Studimit është të ndihmojë studentët të gjejnë pasionin e tyre për arsimin, qëllimet personale dhe rrugën profesionale në jetë që do t’i çojë ata në majat e karrierës së tyre të ëndrrave. Ai synon të mbështesë misionin tonë duke bashkuar institucionet arsimore dhe studentët aktualë dhe të ardhshëm dhe duke ofruar mundësinë për takime personale mes tyre.

Kjo ishte një mundësi unike për të gjithë të interesuarit për të ndjekur studimet në programet e tyre të preferuara në një nga universitetet në Tiranë që iu përkushtohet totalisht atyre.

Një falenderim i madh për stafin tonë nga fakulteti i ekonomisë dhe fakulteti i inxhinierisë, i cili këshilloi çdo student në marrjen e vendimeve për të ardhmen e tij dhe për t’i dhënë informacion për gjithçka që lidhet me universitetin tonë.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe znj. Ornela Gaçe, Drejtore e Eventit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ato u ndalën pranë stendës sonë dhe u përfshinë në një bisedë të këndshme.

Me kalimin e viteve, CIT mbetet zgjedhja e parë e shumë studentëve pasi është krijuar për të ofruar sistemin më të mirë arsimor dhe perspektiva të reja për një karrierë të suksesshme.

Ne jemi të ngazëllyer t’ju mirëpresim në familjen tonë CIT!

  • Panairi i punës dhe studimit 2022 – Tiranë
  • Stafi ynë akademik dhe administrativ
  • studentët e maturës
  • organizatorët e panairit