PANAIRI I JAVËS SË EVROPËS

PANAIRI I JAVËS SË EVROPËS

Instituti Kanadez i Teknologjisë mori pjesë në Panairin e Javës së Evropës, ku promovuam iniciativat tona Erasmus +.

Palët e interesuara u njohën me arritjet në Projektin Erasmus+ “Edukimi Digjital Gjithëpërfshirës – Një Mjet për të Kuptuar Ekonominë Rrethore” në të cilin ne jemi partner.

Një vend të veçantë zë programi i lëvizshmërisë dhe shkëmbimit Erasmus + përmes të cilit shumë studentëve u ofrojmë mundësinë për të studiuar jashtë vendit, dhe praktika në shumë fusha të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit.

Ne jemi krenarë të themi se ne, si një nga Universitetet private në Tiranë kemi një numër prej 18 Bashkëpunimesh Ndërkombëtare në të gjithë botën.

Për më tepër, studentët tanë kanë mundësinë të përmirësojnë studimet e tyre duke kaluar të paktën një semestër në një nga universitetet e shumta partnere.

Është një alternativë e shkëlqyer për të fituar përvojë të vlefshme ndërkombëtare, për të zhvilluar veten, si në aspektin akademik dhe profesional dhe për të përmirësuar aftësitë e gjuhëve të huaja.

  • PANAIRI I JAVËS SË EVROPËS
  • programi i lëvizshmërisë dhe shkëmbimit Erasmus +
  • promovuam iniciativat tona Erasmus +