Njohja e Rektorit të ri

Instituti Kanadez i Teknologjisë njofton me kënaqësi se Prof. Dr. Sokol Abazi
është Rektori i ri i Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”. Me përfundimin e
mandatit të Zëvendës Rektorit për të kryer funksionin e Rektorit, Instituti Kanadez i
Teknologjisë zhvilloi zgjedhjet për rektorin e ri.
CIT dëshiron të falënderojë Assoc. Prof. Reis Mulita për punën e tij të çmuar dhe kontributin e
madh gjatë kohës që mbajti postin e rektorit dhe uron suksese të mëtejshme në detyrën e tij si
zëvëndës rektor tani e tutje.
Senati Akademik i CIT, me vendimin nr.4, datë 31.03.2020, nr.6 Protokoll, ka zgjedhur Rektor të
Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Prof. Dr. Sokol Abazi. Që nga viti 2016,
Prof. Dr. Abazi ka qenë një nga profesorët e dalluar në CIT dhe ka mbajtur rolin e Dekanit të
Fakultetit të Inxhinierisë. Tani jemi të nderuar që e kemi Rektor. Ndër arritjet e tij të shumta,
Prof. Dr. Sokol Abazi ka mbaruar doktoraturën (PhD) në Universiteti e Fribourg-ut në Zvicër
dhe një studim postdoktoral në Universitetin e Oksfordit, një nga universitetet kryesore në botë,
me vendndodhje në Angli.
CIT i ofron mirëseardhjen më të ngrohtë Rektorit të ri Prof. Dr. Sokol Abazi dhe i uron shumë
sukses në misionin e tij të ri!

DSC 4352 scaled 1 768x512 1
Njohja e Rektorit të ri 2