NJOFTIM! Tre emërime të reja!

Njoftim publikimi!
Anëtarët e Rektoratit të CIT vendosën dhe emëruan kolektivisht tre pozicione të reja në
mbledhjen e fundit. Emërimi i parë ishte i Dr. Jona Puci e cila do të marrë detyrën e

Koordinatores së Konferencave, Seminareve dhe Leksioneve të Hapura. Hulumtimi dhe
njohuritë mund të gjejnë përgjigje për gjëra që janë të panjohura, duke mbushur boshllëqet në
njohuri dhe duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë. Prandaj, ky pozicion do
t’i shërbejë këtij qëllimi të ndarjes së njohurive nga praktika e botës reale dhe ndarjes së gjetjeve
më të fundit të studimeve të ndryshme nga studiuesit.
Emërimi i dytë dhe i tretë ishin të Msc. Klea Capari si Koordinatore e Alumnive të Fakultetit të
Inxhinierisë; dhe të Msc. Isida Mansaku si Koordinatore e Alumnive të Fakultetit Ekonomik.
Alumni mund të luajë një rol aktiv në programet vullnetare si mentorimi i studentëve në fushat e
tyre të ekspertizës. Ata gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm në dhënien e bursave për
studentët e merituar. Me pak fjalë, të diplomuarit mund ta bëjnë universitetin më të mirë dhe të
kontribuojnë në të mirën më të madhe.

image 1 3 768x768 1
NJOFTIM! Tre emërime të reja! 2