Njoftim i rëndësishëm

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 216,
datë 1 prill 2020, Rektorati i Institutit Kanadez të Teknologjisë ka vendosur që mbyllja e
shkollave të vazhdojë deri në përfundimin e situatës pandemike të krijuar nga Covid-19.
Falë teknologjisë së avancuar të përdorur nga Instituti Kanadez i Teknologjisë, procesi i
mësimdhënies do të vazhdojë të mbahet online nëpërmjet Platformës E-learning dhe
metodologjive të tjera online për të lehtësuar procesin e mësimdhënies gjatë këtyre javëve.
Ne lutemi për shëndetin e të gjithëve.
Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt, vazhdoni të mësoni!

02 04 2020 768x768 1
Njoftim i rëndësishëm 2