Njoftim i rëndësishëm

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të datës 19
mars 2020, të gjitha institucionet arsimore do të jenë të mbyllura deri më 3 prill 2020.
Falë teknologjisë së avancuar të përdorur nga Instituti Kanadez i Teknologjisë, procesi i
mësimdhënies do të vazhdojë të mbahet online nëpërmjet Platformës E-learning dhe
metodologjive të tjera online për të lehtësuar procesin e mësimdhënies gjatë këtyre javëve.
CIT lutet për shëndetin e të gjithëve.
Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt, vazhdoni të mësoni!