NJIHUNI ME ALUMNI-N TONË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË – IRIS DIBRA

Njihuni me Alumni-n tonë të Fakultetit Ekonomik – Iris Dibra
Iris është diplomuar në Administrim Biznesi dhe IT dhe aktualisht punon si koordinatore zyre në
Cleanscore. Ajo u ftua të bisedonte virtualisht me studentë të tjerë të CIT në lidhje me përvojën e
saj në CIT dhe punën.
Moderimi i bisedës u bë nga Pamela Sida, ndërsa studentë të tjerë i drejtuan pyetje të ndryshme
Irisit. Irisi foli për përvojën e saj si studente në CIT, sesi njohuritë që kishte marrë gjatë viteve të
universitetit e kishin përgatitur për një karrierë pas diplomimit. Ajo foli edhe për punën e saj
aktuale, mënyrën se si arrin të organizojë detyrat e saj të përditshme dhe detyrat kryesore që
duhet të bëjë një koordinator zyre.
Irisi deklaroi se aftësitë e saj në informatikë të mësuara gjatë universitetit, e kanë ndihmuar
shumë për të punuar në detyrat dhe projektet e saj. Në fund të takimit, studentët i kërkuan Irisit
t’u jepte disa këshilla në lidhje me studimet dhe gjithashtu disa këshilla në lidhje me karrierën e
tyre të ardhshme. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Iris Dibrën për këtë bisedë të vlefshme!

image 4 2 1 768x768 1
NJIHUNI ME ALUMNI-N TONË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË – IRIS DIBRA 2